Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Thumbs down Kush hyn në “Shtëpinë e zeze” është i sigurtë!

    Kush hyn në “shtëpinë e bardhë” është i sigurtë!

    Tani te shumica e njerëzve është bërë parim se kush hyn në “shtëpinë e bardhë” është i sigurtë dhe se ai që amerikanizohet është rehat. Andaj shumë njerëz e drejtonë fytyrën kah “shtëpia e bardhë” dhe kah ato që punojnë aty, nga çdo anë, madje edhe nga vendet e tyre origjinale. Ata shkruajnë në gazeta të cilat botohen me paratë e popujve musliman, të cilëve nuk ju ka mbetur asgjë në dorë.

    Ata e përhapin idenë e dështimit, dorëzimit, imitimit dhe nënshtrimit, madje për këtë marrin edhe shpërblime dhe laurata. Kurse ideja është shumë e thjeshtë. Ata tani shkruajnë se Amerika është sunduese e botës dhe se do ta sundon deri në pafundsi. Askush ska çka të bëjë përveç se të dëgjojë, të respektojë dhe të veprojë atë që urdhërohet, kurse shpërblimi i takon në parajsë, kurse parajsa amerikane nuk paraqet më shumë se kënaqësi fiktive e amerikanëve, ndoshta edhe pak lavdata në gazetat e tyre, madje edhe pak ndihmë për ta. Grada më e lartë në parajsën amerikane është garanca për të mbetur në pushtet dhe karige, edhe pse kjo në çdo rast është një gjendje e pa garantuar dhe që nuk mund të vazhdon.

    Kurse dënimi, është hyrja në ferr, kurse ferri amerikan paraqet dërgim të fuqive ushtarake speciale, marinca, rrëzimi i pushtetmbajtësve dhe sulm i vazhdueshëm nëpër media.

    Mirëpo dervishat dhe fallxhorët e amerikës që e përgëzojnë këtë, ditën dhe natën, nuk mjaftohen me kaq, ata madje propagandojnë se dëgjimi, respektimi, dorëzimi dhe zbatimi i urdhërave është për popujt dhe besimet, para se të jetë për pushtetmbajtësit dhe pushtetet, sepse këta kanë dituri rreth këtij problemi dhe kanë ardhur të dorëzuar në “shtëpinë e parë”. Kurse tani ka ardhur koha që popujt të hyjnë në fenë dhe besimin e vërtetë, kurse kushti i parë është dorëzimi i popujve. Kjo domethënë që ata të largohen nga çdo gjë që bie ndesh me besimin amerikan, që domethënë të hjek dorë nga feja e mëparshme islame. Bushi nuk pranon që të përzihet besimi cionisto-krishter me ndonjë besim tjetër.

    Andaj reforma e kërkuar është reforma në fe, që domethënë ta lëmë fenë e vjetër dhe ta refuzojmë ate që ti hapim dyert para besimit amerikan e perëndimor.

    Andaj medoemos duhet reforma, ripërtërirje dhe modernizim të ligjërimit fetar, nocioneve islame, adeteve dhe identitetit islamik, me qëllim që të mblidhet islami i vjetër dal nga dal, e në vend të tij të vijë feja e dorëzimit para Amerikës dhe besimit të saj.

    Dorëzimi i plotë para Amerikës, ata shkrimtarë që e miqësojnë Amerikën, ata që fitojnë shpërblime për këtë vepër, të gjithë këta i frikësojnë njerëzit duke u thënë: nëse nuk i dorëzohemi plotësisht Amerikës, do të ndodh katastrofë e madhe që domethënë shëmtim i fotografisë së Islamit në perëndim dhe një vonim nga globalizmi amerikan.

    Ata shkrimtar, fallxhor e politikan nuk ndalen në përgëzimin me fenë amerikane, por ata mprehin armët për të sulmuar vazhdimisht kundër fesë (Islamit), duke e paraqitur si fe të pavlerë, duke e nënçmuar, duke futur dyshime mbi adhurimet, besimin, historinë dhe dijetarët e saj. Ata nuk ndalen as një çast nga ofendimet dhe sharjet që ia bëjnë islamit në minberet e tyre të hapura dhe thërrasin në besimin amerikan nën emërtimet e sekularizmit, modernizmit dhe reformave.

    Ata nuk janë më si kanë qenë në të kaluarën duke i mbuluar botëkuptimet e tyre me një cipë të turpit, kjo mbulesë u largua tërësisht; imitimi i tyre u bë publik dhe i kërkuar, një gjë që shpërblehet me honorare dhe dhurata. Madje llogaritet lërësi, aq sa shpërblehet zbatuesi dhe lavdërohet, e fiton grada të larta. Është koha e fesë amerikane, andaj kush dëshiron le të nxitojë!

    http://www.albislam.com/ResultKerkim...=T%EB+gjith%EB
    Ndryshuar për herë të fundit nga altin55 : 09-07-2004 më 18:33
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

Tema të Ngjashme

  1. Pranimi i Shqiperise ne NATO - nje hap i sigurte drejt BE
    Nga brezi97 në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 53
    Postimi i Fundit: 13-09-2009, 09:26
  2. A është bota sot më e sigurtë sesa gjatë Luftës së Ftohtë?
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-03-2007, 23:05
  3. Me te sigurte pa semafore ?!
    Nga Blendi në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-07-2002, 18:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •